Kalo te lënda

Zemaj nuk kishte plumba për shqiptarë, e vranë antishqiptarët

largea_tahir-zemaj-645-kopie-21388828484Kujtesa për vrasjen makabre nga dora e zezë të kolonel Tahir Zemajt të birit Enisit dhe kushëririt Hasanit sa vjen e shtohet

Sa herë që tubohemi mendja më thotë dhe zemra e ndien se jemi duke e kryer një lloj obligimi që kemi ndaj legjendës së betejës së Loxhës dhe heroit të Kosovës kol. Tahir Zemajt, birit të tij Enisit dhe kushëririt Hasanit, kjo sepse ai është dhe ata janë një ndër ata të cilët na mundësuan që të marrim frymë lirshëm dhe këtë liri që sot e gëzojmë është rezultat i sakrificës sublime të tij, të tyre dhe të gjithë dëshmorëve të rënë në fushën e nderit në luftë për liri mëvetësi dhe demokraci. Ne bashkëluftëtarët , kolegët e tij kemi një obligim shtesë moral, kolegial, njerëzor dhe atdhetar që t´i përkujtojmë dhe t´ju jemi mirënjohës veprës së tyre duke i pasur gjithmonë në mendje, shpirt dhe zemër, kurse nderimi i ynë për të të jetë burim i pashtershëm jo vetëm për shoqërinë e sotme, por edhe për ata sy që do të shikojnë dhe shoqërojnë vendin tonë edhe shumë gjenerata përpara. Kriminel u thonë atyre që vranë këtë personalitet aq të shquar dhe komandant, e në rend të parë njeri të madh duke mos menduar fare se çfarë humbje ju kanë shkaktuar vajzave, bashkëshortes, familjes Zemaj, kolegëve, miqve, dashamirëve dhe tërë popullit të Kosovës dhe më gjerë. Kujtimi për ta është borxh dhe obligim ndaj viktimave, familjeve dhe të afërmve të tyre në veçanti dhe Kosovës në përgjithësi. Nga kush ishte porositur ky krim që tronditi tërë Kosovën? (Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Lini një koment