Vushtrri, plaçkiten pesëmijë euro në postë
Disa persona të maskuar kanë vjedhur më shumë se 5000 euro në njërën prej filialeve të postës në Vushtrri, bëjnë të ditur burimet e Kosovapressit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta, ndërsa pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndodhen në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen, duke mos dhënë asnjë detaj shtesë.