Kalo te lënda

Vullin: Nuk do të ketë pagesa për sigurime

f1_04kerce1388842042 Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Alleksander Vullin, ka bërë me dije se nga 8 janari i këtij viti nuk do të ketë pagesa për sigurimet e automjeteve të cilat kalojnë nëpër pikëkalimet kufitare me Kosovën.
Vullin ka porositur se asgjë që nuk është dakorduar në Bruksel nuk mund të zbatohet në terren.
“Jam në komunikim intensiv edhe me përfaqësuesit serbë nga veriu i Kosovës dhe Metohisë e edhe me bashkiakët e zgjedhur, por edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe mund të them se mbi të gjitha dua t’i qetësoj serbët e Kosovës dhe Metohisë se nga 8 janari nuk do të ketë asnjë pagesë për sigurim dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim për sa i përket automjeteve që kalojnë vijën administrative. Asgjë që nuk është dakorduar në Bruksel nuk mund të zbatohet në terren”, ka thënë Vullin në një deklaratë për Tanjug, transmeton Koha.net.
Sipas tij, nëse edhe për këtë do të ketë pajtim në Bruksel, së pari do të bisedohet me përfaqësuesit serbë në Kosovë dhe me BE-në.
Ai ka kërkuar nga qytetarët e veriut të Kosovës që të mos i kushtojnë rëndësi atyre fletushkave dhe ka ritheksuar se më 8 janar, askush nuk do t’i detyrojë ata të paguajnë sigurime.
Ndryshe, dje mediat serbe raportuan se nga data 8 janar, është arritur marrëveshja që të nis pagesa për sigurime shëndetësore për personat që udhëtojnë me makina përmes dy pikëkalimeve kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.
 

Serbët e veriut kundërshtojnë polisat, paralajmërojnë bllokadë 

Mitrovicë, 4 janar – Përfaqësuesit e serbëve të veriut kërkojnë që policia në vendkalimet kufitare Jarinë e Bërnjak të pushojnë së dhenë afishe me të cilat paralajmërohet pagesa e sigurimit kufitar. Anëtari i Ekipit udhëheqës për vendosjen e Asociacionit të komunave serbe Lubomir Mariq ka deklaruar për Tanjug se nëse menjëherë nuk ndalohet me këtë aktivitetet. Do të bëhet bllokimi i i tërësishëm i vendkalimeve në Jarinë e Bërnjak si nëpër rrugët që shpien andej.
Mariq ka thënë se prefektët e katër komunave nga veriu i Kosovës kanë mbajtur sot në mëngjes këshillime me anëtarët e Grupit udhëheqës dhe ata bashkërisht e kanë marrë këtë vendim.
Dje dhe sot shoferët që kanë kaluar nëpërmes pikëkalimit Bërnjak e Jarinë kanë marrë afishet të cilat njoftohet se nga 8 janari i vitit 2014 do të nisë shitja e polisave të sigurimit kufitar, se kjo është në interes të shoferëve dhe se në këtë mënyrë ofron mbulesë për dëm të mundshëm në ndonjë aksident komunikacioni.
Ky njoftim është i shkruar në gjuhën serbe, shqipe dhe në atë angleze, dhe u është dhënë shoferëve që kalonin në dy pikëkalimet e sipërpërmendura nga Serbia për në veri të Kosovës.

Lini një koment