Mjegulla mbulon Prishtinën
Moti që po mbretëron në Kosovë, i pazakonshëm për muajin janar, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha. Mjegulla ka mbuluar edhe sonte kryeqytetin e Kosovës duke ua zbehur ndriçimin zbukurimeve festive në sheshin e Prishtinës.
Sipas meteorologut, Mendim Rugova, gjatë ditës së nesërme pritet të ketë të reshura shiu, por temperaturat do të mbeten mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. “Që nga 10 janari temperaturat parashihet të pësojnë rënje por nuk dihet kur do të ketë të reshura bore”, tha ai për Indeksonline.
Moti i paqëndrueshëm e me mjegull, i cili po mbretëron këtyre ditëve, ka rritur numrin e pacientëve në shtëpitë e shëndetit në mbarë vendin.