Haradinaj nisi punën në vitin 2014 me vizitë në Prekaz
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas traditës, ditën e parë të punës për vitin 2014 e ka nisur në Prekaz, me homazhe në Kompleksin Memorial të UÇK-së.
Kryetari Haradinaj në familjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari u prit nga përfaqësuesi i familjes, Murat Jashari.
Kryetari Haradinaj dhe Murat Jashari bashkëbiseduan shprehën qëndrimet e përbashkëta për zhvillimet aktuale, të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
“Familja Jashari është gjithmonë vendi ku ne marrim forcë e motiv për punën tonë”, ka thënë kryetari Haradinaj, në një postim të tij personal në rrjetin social Facebook.