Erdogani nervoz: Gjyqësori po bën puç kundër meje
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdoğan, qeveria e të cilit është tronditur nga skandalet e korrupsionit, tha se po “vritet vullneti popullor” dhe se po “kërcënohet e ardhmja dhe stabiliteti” i Turqisë.
Në një drekë në Stamboll me një grup intelektualësh, shkrimtarësh dhe gazetarësh, kryesisht të afërt me politikat e tij, ai tha se fjala është për një “komplot”, qëllimi i të cilit është minimi i pushtetit të tij.
Në fjalimin e tij që u transmetua nga televizioni nacional, ai sulmoi sidomos gjyqtarët që nisën hetimin për korrupsionin i cili më 17 dhjetor përfshiu një pjesë të madhe të rrethit të tij, përfshirë djalin e Erdoganit dhe djemtë e ministrave tjerë, për çka kryeministri turk u detyrua të bëj riorganizim të kabinetit qeveritar.
LEXO PO ASHTU: Lufta për pushtet me Lëvizjen Gulen, dobëson Erdoganin
“U përpoqën të bëjnë një puç gjyqësor – shtetëror – në Turqi. Megjithatë, ne do ta kundërshtojmë këtë veprim, këtë konspiracion të 17 dhjetorit që për cak ka të ardhmen dhe stabilitetin e vendit tonë”, tha Erdogani.
Ai shprehu besimin se Turqia “do të kapërcejë vështirësitë e tanishme” dhe se nuk do të ju lejojë të “rrezikohet e ardhmja e vendit”.
LEXO PO ASHTU: Pse Gülen i ‘shpalli’ luftë Erdoganit?!
Qeveria që është në pushtet që nga viti 2002, për mbi dy javë është mbuluar nga skandalet e korrupsionit, që zbuloi edhe konfliktin mes të përkrahësve të pasuesve të Erdoganit dhe të lëvizjes islamike që e udhëheq Fethullah Gulen – imami që jeton në SHBA e që ka ndikimin në gjyqësorin dhe policinë turke.
Kryeministri turk kohët e fundit tha se beson se ai është objektivi i vërtetë i një hetimi korrupsioni që çoi në arrestimin e bijve të ministrave të Punëve të Brendshme, të Ekonomisë dhe të Mjedisit. Pas kësaj, Erdogani ka ndërruar 10 ministra të kabinetit të tij. /Telegrafi/