Kalo te lënda

Edona dhe Genta me potpuri për vitin e ri (Audio)

edona-dhe-genta-me-potpuri-p-euml-r-vitin-e-ri-audio_hdEdhe pse ato janë këngëtare të njohura për zhanrin Pop dhe RnB, duket se ato kanë talent edhe për muzikën tradicionale.

Genta Ismajli dhe Edona Llalloshi janë bashkuar për të krijuar një set këngësh në formë potpurie për vitin e ri.

Edhe pse e pazakontë për dyshen që është hera e parë që kanë bashkëpunuar, potpuria është përmbledhje e disa prej këngëve që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare.

Genta së fundmi ka lansuar edhe projektin e saj të ri, “Anuloje”, po ashtu në audio format. /Telegrafi/

Lini një koment