Kalo te lënda

Bota po “çmendet” pas saj (Foto/Video)

bota-po-ldquo-ccedil-mendet-rdquo-pas-saj-foto-video_2_hd

Jen (Jennifer) Selter është 20 vjeçare dhe ka mbi një milion ndjekës në Instagram. Shikojini fotot dhe mund ta kuptoni pse.

Kjo vajzë është bërë hit në Instagram, pasi ka vendosur fotografitë tek ushtron. Në shumë nga to nuk shihet fytyra e saj, por ja që ka 1.3 milion ndjekës, në mesin e të cilëve është edhe Rihanna.

Selter thotë se fotot i poston për t’i motivuar njerëzit që të jenë në formë.

“Nuk shkoj më në palestër sepse ‘mbyten’ duke më shikuar. Nuk e dua këtë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, kur e kanë pyetur se pse në plan të parë të fotografie e ka prapanicën, ajo përgjigjet: “Njerëzit nuk duan të më shohin në fytyrë”.

Kur i ka bërë 300 mijë ndjekës, asaj i janë lajmëruar sponsorët, si Nike dhe New Balance.

“Po fitoj më shumë sesa të shkoja në fakultet e të diplomoja”, thotë Selter, duke shtuar se nuk ka të dashur dhe se jeton me nënën. /Telegrafi/

Lini një koment