Arrestohet i dyshuari për ‘marrje ryshfeti’
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit njësia në Ferizaj, ka realizuar një operacion policor, me ç’ rast ka arrestuar një person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës, autoritetit zyrtar’.
Bazuar në hetimet policore personi i dyshuar, tashmë i arrestuar nga policia, derisa po ushtronte detyrën e tij zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë , ka kërkuar dhe njëkohësisht ka pranuar të holla (kesh) në vlerë prej 1500 € nga një person të cilit duhej ti paguheshin disa pagesa nga ministria për një shërbim mjekësore qe ai kishte marre në një spital në Kosovë.
Hetimet dhe operacioni policore është realizuar në bashkëpunim me prokurorin përkatëse ku është aplikuar masa e fshehtë hetimore: ‘simulim i veprës së korrupsionit’.
Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe me autorizimin e tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore. /Indeksonline/