Mësoni arsyen përse zgjedhni mashkullin e gabuar
Nuk është e rrallë që femrat e zgjuara zgjedhin meshkuj të cilët janë krejtësisht të gabuar për to, dhe më pas bien në dashuri, dhe vuajnë. Çfarë është problemi? Ekipi i ekspertëve për çështjet e dashurisë dhe seksit e ka studiuar këtë fenomen.
Sjellja e paarsyeshme
Sjellja e paarsyeshme është ajo në të cilin femrat, thonë ekspertët, hedhin poshtë tërësisht kujdesin dhe lejojnë të ‘tërheqen’ nga një njeri që nuk është i mirë për të dhe që mund të jetë i rrezikshëm. Femrat, padyshim janë në gjendje të njohin shenjat paralajmëruese në fillim, por vendosin t’i injorojnë ato dhe të jetojnë në iluzione. Kjo interpretohet nga ekspertët në marrëdhëniet, se femrat duan histori dashurie si në një përrallë, dhe shpresa jorealiste lidhur me martesën apo marrëdhëniet afatgjate.
Qëndrimi në një marrëdhënie të keqe
Ekspertët shpjegojnë se femrat janë biologjikisht të prirua dhe të vendosura që të jenë roje të jetës . Femrat e lidhin seksin me nevojën për formimin, ndërtimin e foles së familjes. Meshkujt janë më shpesh poligamë ndërsa femrat janë më tepër monigame. Kur një grua bie në dashuri me një mashkull, ajo dëshiron të qëndrojë me të. Pra, është e vështirë për ta ndaluar atë, sepse në imagjinatën e saj ajo ndërtuar tashmë një familje dhe një shtëpi. Ai nuk është duke i dhënë atë që ajo do, por shpesh nuk e detyron atë të pranojë dhe qëndrojë me të, thonë ekspertët.
Frika nga vetmia
Për qindra vjet, femrat janë varur financiarisht nga burrat dhe janë ende të programuar për të besuar se vlera e tyre si qenie njerëzore lidhet me atë nëse ato kanë një njeri tjetër për të apo jo. Ende pikëpamje të tilla përhapen nga media, feja dhe marketingu. Pra, një pjesë e femrave bien dakord për një lidhje të keqe për shkak të frikës për të qenë vetëm, ose, thënë më mirë, nga frika e dënimit të shoqërisë.
Varësia nga romanca
Ekspertët thonë se femrat janë të varura nga romantika.
Romanca është një droge që pengon një grua të përballet me problemet reale në jetën e tyre të tilla si financat, shëndetit dhe plakjes. Kjo është mënyra se si ati i shmangen jetës së vërtetë. Është normale që të keni pasion dhe romancë, por jo me çdo çmim dhe jo në marrëdhënie të këqija.