Kosova qenka zotimi serb!
Patriarku serb Irinej sot në një shërbesë të tij fetare në Beograd ka thënë se në Kosovë vuajtjet dhe padrejtësitë nuk po pushojnë dhe se po vazhdojnë përpjekjet për rrëmbimin e saj.
Në të njëjtën kohë, siç transmeton B92, ai i ka porositur serbët e Kosovës të jetojnë në këtë vend, se nuk janë të vetmuar dhe se me ta është i gjithë populli serb.
“Kosova e jonë është vend i tmerrshëm i ekzistencës, në të nuk pushojnë vuajtjet e padrejtësitë në të nga dita në ditë po bëhen më të mëdha. Trazirat dhe dhuna mbretërojnë në Kosovë.
Me decenie e shekuj po e rrëmbejnë këtë krahinë, Serbinë e vjetër nga qenia jonë”, ka thënë ai dhe ka shtuar se Kosova nuk është vetëm territor serb, por edhe zotim i tyre! /Indeksonline/