Kolona të gjata në Merdare dhe Dheu i Bardhë
Rikthehen kolonat dhe pritjet e bashkëatdhetarëve tanë në vendkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhe, të cilët po kthehen në vendet perëndimore, ku ata jetojnë e punojnë.
Pritjet janë rreth 2 orë në kolonat rreth 1 kilometër.
Ndërkaq fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” janë duke u realizuar pa ndonjë problem, thonë zyrtarë të kësaj kompanie, transmeton Tribuna.
Sipas tyre, nuk ka pasur problem në ardhjet dhe nisjet e aeroplanëve gjatë ditës së sotme, edhe pse ka shumë pak mjegull dhe çdo gjë është në rregull sa i përket fluturimeve.