Kalo te lënda

“Jashtëtokësorët vizitojnë shpesh Tokën, janë të shqetësuar për bombën atomike” (Video)

ldquo-jasht-euml-tok-euml-sor-euml-t-vizitojn-euml-shpesh-tok-euml-n-jan-euml-t-euml-shqet-euml-suar-p-euml-r-bomb-euml-n-atomike-rdquo-video_hdIsh-ministri kanadez i Mbrojtjes, Paul Hellyer, ka thënë në një intervistë se “janë të paktën katër lloje të jashtëtokësorëve që vizitojnë për mijëra vite Tokën”.

Kur gazetarja e RT-së, Sophie Shevardnadze, e pyeti se pse mendon se UFO-t janë realë, Hellyer tha me vetëbesim: “Sepse e di se po”!

LEXO PO ASHTU: A do ta konfirmojë Obama ekzistencën e jashtëtokësorëve?

Ai shtoi se aktivitetet e tyre janë rritur në dekadat e fundit, pikërisht në momentin kur njerëzit e shpikën bombën atomike .

Ish-ministri pohoi se jashtëtokësorët janë “shumë të shqetësuar në lidhje me mundësinë e ripërdorimit të bombës atomike, sepse universi është unik dhe kjo nuk ndikon vetëm te njerëzit në Tokë, por edhe te llojet tjera në univers”.

LEXO PO ASHTU: Jashtëtokësorët, pjesëmarrës në politikën amerikane?! (Video)

“Kanë shumë frikë se mund të jemi aq budallenj sa që sërish ta përdorim atë armë. Kjo do të ishte keq edhe për ta”, tha ai.

LEXO PO ASHTU: Hawking: “Jashtëtokësorët ekzistojnë”

Hellyer shërbeu si ministër i mbrojtjes në vitet ’60 të shekullit të kaluar, ndërsa se “ne nuk jemi të vetëm në gjithësi” është paralajmërimi që ai e përsëritë për shumë vite. /Telegrafi/

Lini një koment