Britney Spears s’mbetet pa tekst, mbetet pa rroba! (Video)
Në kohë të fundit këngëtarja e famshme Briteny Spears është gjithnjë e më e pranishme në medie pasi me gjasë ka vendosur që me hapa të mëdhenj të kthehet në skenë. Këtë e dëshmon edhe show i saj në Las Vegas, përkatësisht seria e re koncerteve që duhet të mbahet gjatë dy vjetëve të ardhshëm. Kohë më parë mediet transmetuan se si Britney për pak e humbi kokën gjatë rrëzimit të pakëndshëm në koncert.
“Nuk shkova në prova disa ditë sepse u rrëzova aq pakëndshëm dhe edhe tani që e kujtoj se si më vjen. Kam mundur ta thyej qafën e të vdes aty për aty”, tha Britney duke kujtuar daljen më të re në skenë.
“Po frikohem se mund të mbes pa tekst. E si t’ia bëj po u shtanga pa mundur të bëj gjë?”, pyetet me shqetësim Britney.
Porse në vend se pa tekst, Britney mbet pa rroba! Asaj, gjatë këndimit iu shkopsit korseti dhe sa nuk mbeti krejtësisht lakuriqe.