Ajnishahi kundër Sami Lushtakut
Betimi i kryetarit të rizgjedhur në komunën e Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk i ka pëlqyer njërës prej këshilltareve të kuvendit komunal.
Ajo ka qene, Ajnishahe Shala-Halimi (Vetevendosje), e cila në shej revolte, ka lëshuar ceremoninë e betimit, duke shprehur mospajtimin për formën e betimit me polici brenda Kuvendit Komunal:
“Kjo tregon që EULEX-i dhe Sami Lushtaku nuk janë në kundërshtim me njëri tjetrin, janë në bashkëpunim të plotë me njëri tjetrin, në dëm të interesit të popullit shqiptar dhe është ofenduese shumë për ne të pranishmit në atë sallë aty, kur një kryetar i tillë bën betimin me prani të policisë së EULEX-itt, thua se ne jemi nën masa të jashtëzakonshme”, ka thënë Shala-Halimi.
Ndërsa për këtë veprim të këshilltares së Vetëvendosjes, një grup qytetarësh kanë “shpërblyer” atë duke e fishkëlluar.