Kalo te lënda

Vit i sukseshëm i Policisë së Kosovës

fotoPrioritet i prioriteteve i Policisë së Kosovës gjatë vitit 2014 do të jetë vazhdimi dhe avancimi me të gjitha kapacitetet në dispozicion kundër të gjitha dukurive negative për shoqerinë tonë e sidomos, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kështu është zotuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni në një intervistë të shkurtër dhënë Indeksonline.

Maxhuni gjithashtu ka thënë se Policia e Kosovës do të ndihmojë edhe në identifikimin e rreziqeve dhe planifkimin e casjeve kundrejt trendeve të caktuara jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Ai ka folur më gjerësisht edhe për të arriturat e Policisë së Kosovës gjatë vitit 2013, ku mund ta lexoni në intervistën e plotë:

Indeksonline: Si e karakterizoni vitin 2013 për punën e Policisë së Kosovës?

Maxhuni: Viti 2013 ishte një vit përplot angazhime dhe suksese të arritura nga Policia e Kosovës. Gjatë vitit 2013 angazhimet e Policisë së Kosovës ishin nga më të ndryshmet duke filluar nga casja proaktive e deri te implementimi i shumë operacioneve të cilat rezultuan të sukseshme në të gjitha fushat e luftimit të krimit në përgjithësi, e në vecanti krimit të organizuar dhe korrupsionit. Angazhimet dhe veprimet e planifikuara dhe të koordinuara në luftën kundër trafikimit me narkotik dhe kontrabandimit me migrantë kanë qenë një nga objektivat kryesore përgjat tërë vitit 2013. Nga ky kontekst vlen të theksohen edhe operacionet e përbashkëta me karakter ndërkombëtar ku Policia e Kosovës së bashku me agjencionet tjera homologe te rajonit dhe Evropës shënuam suksese në goditjen e disa grupeve kriminale të krimit të organizuar trans kufitar. Sot Kosova nuk është vend i cili vetëm konsumon siguri por një vend i cili gjeneron siguri jo vetëm për vendin por edhe rajonin dhe me gjerë. Dhe ky nivel i sigurise është arritur falë avancimit të kapaciteteve të PK por edhe falë vetëdijesimit dhe ndergjegjësimit të lartë të qytetarëve të vendit. Këtë vit eëhtë realizuar njeë bashkëpunim mjaft intenziv me mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë sic janë: EULEX, Europol dhe Interpol në aspektin operacional, edhepse Policia e Kosovës ende nuk eshte anëtare e këtyre mekanizmave. PK si institucion përgjegjës për sigurinë e vendit gjatë tërë vitit 2013 ka bërë të gjitha vlerësimet e nevojshme karshi rreziqeve dhe kërcënimeve eventuale për sigurinë e vendit. Tanimë PK aplikon edhe modelin SOCTA si një model i cili ndihmon në identifikimin e rreziqeve dhe planifikimin e casjeve kundrejt trendeve të caktuara që konsiderohen shqetësim jo vetëm për Kosovën dhe rajonin por edhe më gjërë. Nga casja operacionale PK ka avancuar në adaptimin e koncepteve të reja të ushtrimit të aktiviteve policore sic janë : Metodologjia e re e punës me konceptin e policise në Baskesi në kuadër të strategjisë dhe planit të veprimit 2012-2016 si dhe Policia e Udhëhequr nga Intelegjenca. Ekspertë të këtyre fushave brenda PK kanë punuar intenzivisht në identifikimin e të gjitha ceshtjeve me rëndeëi në kuadër të procesit reformues konceptual me qëllim të avansimit të punës policore në pergjithesi, duke i dhënë prioritet qasjes proaktive nga e cila vleresimet tona janë se kemi arritur të ndryshojmë paradigmen egzistuese si në radhët e vet PK-së ashtu edhe të shoqerisë tonë në përgjithësi. Avancimi dhe zhvillimi në karrierë i pjestareve të PK ka qenë një nga prioritetet për vitin 2013, me c’rast janë realizuar proceset promovuese transparente dhe mbi bazën e standardeve të paracaktuara me ligj, ku pas një periudhe relativisht të gjatë kohore secili pjestar i PK pati mundesinë të paraqes vlerat dhe njohuritë profesionale duke qenë pjesë e proceseve promovuese. MIK është poashtu një nga të arriturat përgjatë tërë vitit 2013. Ky proces ka ndihmuar në levizjën e lirë të qytetarëve dhe mallrave, si dhe ne parandalimin dhe luftimin e krimit ndërkufitar . Menaxhimi i procesit zgjedhor nga aspekti i sigurisë vlerësohet si një rezultat dhe e arritur mjaft e madhe e PK-së në koordinim edhe me institucionet tjera. Suksesi i treguar gjatë këtij procesi ka rikonfirmuar, profesionalizmin, përkushtimin dhe seriozitetin e PK karshi pritjeve të qytetarëve dhe institucioneve në një proces sic ishin zgjedhjet lokale 2013. Falë mbështetjes së Qeverisë së vendit në vitin 2013 është rregulluar statusi i policeve të rënë në detyrë, gjë e cila konsiderohet si një e arritur mjaft e madhe nga aspekti social.

Indeksonline: Z Maxhuni, a mund të na thoni se cilat janë planet e Policisë së Kosovës për vitin 2014?

Maxhuni: Edhe pergjatë vitit 2014, PK do të vazhdoj aktivitetet e saja konform përgjegjësive, gjithnjë duke u bazuar në objektivat strategjike të cilat dalin nga plani strategjik zhvillimor 2011-2015 si dhe plani vjetor per vitin fiskal 2014. Prioritet i prioriteteve do te jetë vazhdimi dhe avancimi me të gjitha kapacitetet në dispozicion kundër të gjitha dukurive negative për shoqerinë tonë e me fokus të vecante kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Besojmë fuqishëm se me një bashkepunim ndërinstitucional relevant do të arrijmë që edhe pergjatë vitit 2014 të arrijmë suksesin e dëshiruar në të mirë të sigurisë së vendit dhe qytetarëve. Avancimi i bashkëpunimit ndërkombetar do të vazhdoj të jetë prioritet edhe në vitin 2014. Pjesmarrja në operacione të përbashkëta me mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë si dhe pjesmarrja në iniciativa te ndryshme rajonale dhe me gjerë do të jetë synim për vitin 2014. Avancimi dhe modernizini i disa segmeteve më të rëndësishme brenda PK-së do të jenë në kuadër të planifikimeve për vitin 2014 me qëllim të arritjes së sukseseve të dëshiruara në kuadër të vizionit dhe misionit që ka PK. Konform obligimeve që dalin në kuadër të proceseve integruese të vendit, PK do të vazhdoj që të peërmbushë me kohë të gjitha obligimet e nevojshme në mënyrë shumë profesionale me qëllim që këto procese të realizohen sa më shpejt në të mirë të qytetarëve të vendit. Duke marrë për baze specifikat e punës qe ka Policia e Kosovës dhe natyrën e punës që bëjnë pjestarët e saj, avancimi i mirëqenjës së pjestarëve të PK do të jetë në agjendën time edhe në vitin 2014. Shpresoj dhe besoj që me ndihmën e Qeverisë së vendit do të arrijmë që duke filluar nga ky vit të kemi lëvizje pozitive në kuadër të statusit social i cili do të ndikoj në avacnsimin e mirëqenjes së pjestarëve të PK-së, si garantues të sigurisë dhe përspektivës euroatlantike të vendit. Për fund dëshiroj të falenderoj të gjithë pjestarët e Policisë së Kosovës për punën dhe kontributin e tyre të dhënë për sigurinë dhe rendin në vend si dhe të gjithë qytetarët e vendit për bashkëpunimin dhe partneritetin e krijuar me PK./Indeksonline/

Lini një koment