Kalo te lënda

Vendi ku vajzat përdhunohen dhe digjen të gjalla (VIDEO)

india-620x330Një vajzë 16-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është djegur nga anëtarët e një bande, të cilët më herrët e kishin përdhunuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat pranë Kalkutës, ku një 16-vjeçare ishte rrëmbyer nga një bandë prej 6 personash në tetor të vitit 2013 dhe ishte përdhunuar. Mësohet se banditët kanë pasur lidhje me partinë në pushtet.

Nga raportimet e familjarëve ata kishin marrë kërcënime më herrët, se nëse vazhdonin akuzat ndaj tyre do t’i vrisnin të gjithë. Por familja e vajzës kishte vazhduar të denonconte grupin e përdhunuesve.

Mësohet se policia ka arrestuar grupin, i cili akuzohet për përdhunimin dhe djegien e adoleshentes. Mjekët bëjnë të ditur se vajzës i ishte vënë flaka më 23 dhjetor dhe vdiq nga plagët e marra në prag të Vitit të Ri . Mjekët thanë se viktima kishte rreth 40 për qind të trupit të djegur dhe kishte pësuar dëme të rënda në fyt dhe në fytyrë, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen.

Fillimisht u tha që vajza ishte djegur vetë, por më pas u zbulua se dy nga agresorët, të cilët e kishin përdhunuar i kishin derdhur vajguri në trup dhe më pas i vunë flakën. Mjekët gjithashtu kanë thënë se vajza ishte shtatzënë kur ajo vdiq.

Ngjarja e rëndë ka sjellë protesta në të gjithë Kalkutan, ku protestuesit thanë se asgjë nuk ka ndryshuar në vend që nga vdekja e një studenteje, e cila u përdhunua në një autobus Delhi vitin e kaluar. Sipas një organizate të të drejtave të grave këto banda mbrohen nga shteti, sepse ata nuk dënohen për viktimat që kanë shkaktuar.
http://www.youtube.com/watch?v=nLQ3SRkmfQo

Lini një koment