Statuti i Asociacionit të komunave serbe në harmonizim me bashkësinë ndërkombëtare
Mitrovicë, 2 janar – Kryetari zgjedhur i Mitrovicës verore dhe njëkohësisht zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Kërstimir Panqi thotë se statuti i Asociacionit të komunave serbe do të harmonizohet me bashkësinë ndërkombëtare.Pantiq ka thënë se formimi i Asociacionit pritet të bëhet në muajin shkurt.
Ai për Tanjugun ka shtuar se është në përfundim e sipër hartimi statusit të Asociacionit të komunave serbe në të cilin po punon me përkujdesje Ekipi udhëheqës.
“Statuti duhet të lejohet e të harmonizohet edhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, presim që kjo të përfundojë në afatin sa më të shkurtër dhe që në fillim të shkurtit të formohet Asociacioni… dhe pas kësaj komunat të deklarohen, përkatësisht të marrin vendimin për bashkim me Asociacionin…”, ka thënë Pantiq.
Pantika shtuar është e sigurt se 9 komuna serbe do t’i bashkohen Asociacionit por ai nuk e di se çfarë do të ndodhë me komunën e Shtërpcës .
“Ne natyrisht se do të donim që Asociacionin… ta themelojnë dhjetë komuna në të cilat janë opsionet politike serbe në pushtet, sepse kështu do të mbronim më së miri interesat e qytetarëve tanë, por megjithatë ky është vendim individual i secilës komunë”, ka shtuar Pantiq.