Kalo te lënda

Shpend Ahmeti mohon koalicionin me LDK-në

vet-euml-vendosje-ldk-koalicion-n-euml-prishtin-euml_hd(E Plotësuar) Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mohuar lajmin se Lëvizja Vetëvendosja ka arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të bashkëqeverisur në Prishtinë.Lajmi që është dhënë nga disa portale për koalicion në mes të këtyre dy partive për kryetarin Ahmeti është tërësisht i pavërtetë.“Nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Ne jemi të vendosur për bashkëpunim me secilin asamblist, por si e kemi thënë, nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti. Jemi për bashkëpunim por jo për koalicion”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.
Vetëvendosje – LDK, koalicion në Prishtinë

Prishtinë, 2 janar – Duket se më në fund Vetëvendosje do t’i jap fund ‘vetmisë së saj në politikë’. Ajo shumë shpejt pritet ta fillojë bashkëjetesën në Prishtinë në koalicion.Madje disa veprime të Vetëvendosje janë interpretuar edhe para se të kishte informacione të reja për koalicion. Vetëvendosje disa drejtorë nuk i emëroi fare, kurse disa vetëm si ushtrues detyre, ka shkruar sot në edicionin online ”Bota Sot”.
Ndonëse, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka emëruar tashmë drejtorët e ri të kabinetit të tij për qeverisje, një koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së nuk përjashtohet.
Katër drejtori të Komunës së Prishtinës të cilat janë me ushtrues detyre, pritet që gjatë javës së ardhshme t`i ndahen Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu bën të ditur një burim i besueshëm i “Bota Sot” brenda LDK-së

Lini një koment