Kalo te lënda

Sahatçiu e bindur se shefi i saj do të bëhet kryeministër

fotoNënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatçiu ka deklaruar se në vitin 2013 kjo parti është rikthyer fuqishëm në skenën politike. Ajo ka thënë se forca e LDK’së do të shihet edhe në vitin që po vjen.

Në këtë kontekst ajo ka thënë se LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve nacionale. Pas fitimit të zgjedhjeve ajo ka thënë se lideri i partisë, Isa Mustafa do ta drejtojë Qeverinë e Kosovës.

“Besoj se rritja e LDK’së në zgjedhjet komunale, vazhdimi I reformës dhe besimi në vizionin e liderit Isa Mustafa, japin indikacione të mjaftueshme se ai do të jetë kryeministri i ardhëm i Kosovës”, ka deklaruar Sahatçiu, duke e kritikuar punën e deritashme të qeverisë dhe kryeministrit Thaçi, shkruan epoka e re.

Lini një koment