Puthja e Rita Orës me Kate Moss, ndër ngjarjet e vitit 2013
Viti që sapo lamë pas ka lënë prapa vetes shumë ngjarje interesante në botën e show-bizit.
Mediat e huaja raportojnë se shumë artistë kanë bërë veprime, shpesh të pahijshme, vetëm sa për të qenë në vëmendjen e opinionit publik.
Në mesin e tyre është edhe fotografia kur puthen Rita Ora dhe Kate Moss. Dy shoqet u puthën para fotoaparatëve teksa po e përcillnin artistin Jay Z duke performuar në turneun “Magna Carter World” në Londër gjatë muajit tetor.
Dhe, ‘për çudi’, kjo fotografi u përhap me të madhe në Twitter e Facebook.
Ndër artistë tjerë që lanë gjurmë këtë vit me paraqitje interesante janë edhe Luisa Zissman, e fotografuar duke bërë banjo së bashku me mikeshën e saj Laura.
Tjetër rast interesant ishte edhe ai kur Miley Cyrus e kapi për gjinjsh valltaren gjatë një performance të sajën.
Edhe Kelly Brook u kap duke u puthur me Holly Willoughby gjatë vitit 2013. Në këtë listë nuk bën assesi të mungojë edhe Lady Gaga, e njohur për paraqitjet e saja shumë të çuditshme. Ajo u kap duke e kapur për prapanice valltaren e saj.