Kalo te lënda

Prokuroria nuk po i heton akuzat e Smajl Latifit

fotoF344O0QRIsh-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi nuk është intervistuar deri më tash nga Prokuroria, për akuzat që ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit për blerjen e votave në këtë qytet.

”Jo nuk jam intervistuar nga askush”, thotë Latifi për “PrizrenPress” .

Kryeprokurori i rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxhaj, pati premtuar se nëse akuzat e Latifit kanë bazë, Prokuroria do të fillojë hetimet. “Nëse ka bazë, ne do të nisim hetimet këtu s’ka pardon”, pat premtuar Hoxhaj.

Ndërkaq, Latifi shpreson se organet e drejtësisë do t’i marrin seriozisht akuzat e tij, që ka bërë publikisht për blerjen e votave nga PDK-ja. “Shpresoj se këtë vit do të sqarohet edhe kjo punë”, shpreht shkurt Latifi.

Ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Ministrinë e Bujqësisë për blerjen e votave në Rahovec.

“Ka pasur blerje të votave me anë të subveciovene. Unë do të doja që ndonjë prokuror të më intervistonte dhe t’i tregoj faktet që kam”.

Lini një koment