Kosovarja e përdhunuar në kampet hungareze refuzohet nga Franca
Një vajzë kosovare përdhunohet në burgjet hungareze, ndërsa Franca i refuzon azilin. Gazeta franceze MetroNews prezanton odisenë e një çifti kosovar, që ka mbetur mes kampeve franceze dhe burgjeve hungareze, përmes artikullit: “Pas Leonardës, një e re kosovare dëbohet nga….Franca” (“Après Leonarda, une jeune kosovare expulsée vers … la France ?”).
Më 11 dhjetor, çifti Edona dhe Qëndrimi është deportuar nga autoritetet franceze, prej nga kishte ardhur – në Hungari. Një organizatë joqeveritare, që vepron në favor të refugjatëve (RESF), ka dënuar këtë akt të dëbimit të 22 vjeçares Edona dhe ka kërkuar nga Parisi dhe Hungaria kthimin e saj në Francë.
Qëndrimi dhe Edona kërkonin azil në Francë, por u dëbuan. Është i njëjti rast siç u vendos të dëbohej romja Leonarda.
“Edona ishte në një qendër me një kapacitet prej 1000 njerëzve, ndërsa aty janë 4000 gjithsej, kryesisht nga Kosova. Edona u arratis pasi u përdhunua aty katër ditë”, thotë Jean-Jacques Boy.
Çifti nga Kosova kishte arritur në Francë në qershorin e vitit të kaluar, ku nuk ishin në gjendje për të regjistruar kërkesën e tyre te autoritetet franceze. RESF e denoncoi si një procedurë të paligjshme.
Ata arritën në tokën hungareze, por çifti u nda menjëherë. Qëndrimi është arrestuar në burg, në pritje të deportimit të tij, ndërsa Edona u vendos në qendrën e paraburgimit. Më pas Hungaria kërkoi deportimin e tij në Francë me Rregulloren e Dablinit II, që do të thotë se azili kërkohet në vendet në të cilat ishin regjistruar shenjat e gishtave.
Nga vonesat lindën dhe problemet dhe përdhunimi i gruas nga Kosova. /Telegrafi/