Era nuk i ka fryrë buzët me botox
Këngëtarja nga Prishtina, Era Istrefi, nuk i ka fryrë buzët e saj me botox.
Këtë e ka konfirmuar vet bukuroshja bjonde për Telegrafin, e cila nuk ka dashur të komentojë më tutje rreth kësaj çështje, duke thënë se thjesht janë spekulime zërat që flasin për një intervenim të saj.
Pak ditë më parë emisioni Prive kishte raportuar se Era i kishte fryrë buzët me botox.
Vet këngëtarja ka ironizuar me një fotografi në Facebook, duke lansuar një fotografi duke i fryrë vet buzët.
Era Istrefi vitin që lamë pas lansoi hitin “Mani për Money”, me të cilin debutoi me sukses. Ajo gjendet në raportin special të top këngëve të vitit 2013 të publikuar nga Telegrafi.