Kalo te lënda

Dogana s’i përmbush detyrimet

fotoImporti më i vogël i automjeteve, i derivateve të naftës si dhe rënia e sasisë dhe vlerës së importit janë disa nga shkaqet që kanë ndikuar që dogana e Kosovës të mos arrijë t’i përmbushë parashikimet e dhëna nga qeveria për ti mbledhur 915 milionë euro gjatë vitit të kaluar. Drejtori i saj Lulzim Rafuna ka thënë se edhe 2014 do të jetë sfiduese për doganat të cilat duhet të mbledhin 934 milion mirëpo me hyrjen e akcizes për duhanin, zhdoganimin e mallrave në veri dhe taksimin e telefeonave celular mund të arrihet mbledhja e tyre.

“Ne me autoritetin rregullativ të telekomunikacionit në gjashtë mujorin e parë do ta bëjmë listën komplet infrastrukturën ligjore poashtu Ministria e Financave do ta sponzorizojë ligjin për procedurat e inkasimeve të detyrimeve doganore për telefonat mobil dhe planifikojmë që nga qershori të fillojmë inkasojmë detyrime doganore për telefona mobil të cilët edhe tani kanë qenë me ligj të obliguar për me pagu mirëpo lloji i mallit nuk na ka mundësuar neve që të kemi mundësi të mbledhim me sasisë e telefonave që përdorën ne vendin tonë”, tha Rafuna për KTV-në./Indeksonline/

Lini një koment