Kalo te lënda

Humbësit e 2013-ës !

fotoViti 2013 ka sjellë shumë befasira në skenën politike të Kosovës. Në garën për kryetar të komunave, disa pretendent kryesor, të cilët kishin shpresuar në fitore, nuk i’u dul ashtu siç kishin menduar.

Ja kush janë humbësit e vitit:

Isa Mustafa (Kandidat për kryetar në komunën e Prishtinës)

Mustafa kishe deklaruar që do të fitoj Prishtinën me “duar në xhepa”, por nuk i doli ashtu. Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, arriti t’ia ‘prish’ bastionin LDK-së. Vlen të thuhet se ditën e votimit pas numrimit të votave kreu i LDK-së Isa Mustafa shpalli fitoren e partisë së tij në nivel vendi.

Korab Sejdiu (Kandidat për kryetar në komunën e Prishtinës)

Studimet i mbaroi në SHBA. Nuk i bëri shumë punë në garën për të parin e kryeqytetit.Kandidati AKR-së për Prishtinën u rendit i katërti me rreth 5 mijë vota. Sejdiu ishte më parë edhe këshilltar i Fatmir Sejdiut.

Avni Kastrati (Kandidat për kryetar në komunën e Mitrovicës)

Ishte njëra ndër befasitë më të mëdhaja në zgjedhjet lokale humbja e Avni Kastratit. Ky i fundit është mposhtur nga kandidati i AKR-së, Agim Bahtiri, i cili shquhet si biznismen.

Eqrem Kryeziu (Kandidat për kryetar në komunën e Prizrenit)

Pas shumë tentative, dhe koalicioneve në qytetin historik, Prizrenin, Eqa, nuk arriti të marrë postin e kryetarit. Megjithëse kundërkandidati (Ramadan Muja) nga PDK-ja është duke u përballur me drejtësinë.

Isni Kilaj (Kandidat për kryetar në komunën e Malishevë)

Afera “Pronto” si duket i’a ka prishur ‘terezinë’ ciklit të fitoreve nga PDK-ja në qytetin e Malishevës. Kilaj, kandidat dhe kryetar i degës së PDK-së në Malishevë nuk arriti të futet as në balotazh.

Donika Kadaj-Bujupi(Kandidate për kryetare në komunën e Istogut)

Shpresoi që do të arrijë rezultate të mira në komunën e Istogut, por deputetja e AAK-së,Donika Kadaj-Bujupi, në zgjedhjet e 3 nëntorit nuk arriti të siguroj as balotazhin.

Agim Aliu (Kandidat për kryetar në komunën e Ferizajt)

I’a lëshoj rendin, Bajrush Xhemajli, por nuk mundi që të rizgjedhet kryetar i komunës së Ferizajt.

Qemajl Mustafa (Kandidat për kryetar të Gjilanit)

Mustafa i PDK-së, nuk arriti të fitoj edhe një mandate në komunën e Gjilanit duke u mposhtur nga Lutfi Haziri i LDK-së.|

Pal Lekaj (Kandidat për kryetar të Gjakovës)

Lekaj u mposht nga kandidatja e AKR-së, ish-ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.

Ali Berisha (Kandidat për kryetar të Pejës)

Gazmend Muhaxheri arriti ta mposht Berishën e AAK-së në qytetin e Pejës.
Ramë Vataj (Kandidat për kryetar në komunën e Suharekës)

Vajat u rendit i 3-ti në garën për kryetar të Suharekës duke mos arritur as balotazhin.

Lini një koment