Kalo te lënda

Vuçiç shpalos fakte për vrasjet në Pejë

foto“Duhet te perballemi me fakte tronditese. Shteti i ka vrare kundershtaret politik dhe qytetaret e vet”, ka thene personi me i fuqishem politik ne Serbi, Aleksander Vucic duke dhene informata tronditese per nje vrasje te gjashtefishte te kryer ne Peje, per te cilin ishin akuzuar shqiptaret.

Ne nje interviste dhene per televizionin serb Pink, zevendeskryeminstri i Qeverise se Serbise, Aleksander Vucic ka shokuar opinionin e atjeshem.

“Ne duhet te perballemi si shoqeri me gjera te tmerrshme. Shteti yne ka kryer krime monstruoze. I ka vrare kundershtaret politik dhe te gjithe ata qe nuk mendonin njejte me shtetin”, ka thene Vucic, i cili konsiderohet personi me i fuqishem ne politiken serbe.

“Shteti e ka vrare gazetarin Slavko Curuvija. Urdherdhenesit e ketij krimi te llahtarshem jane shendosh e mire. Kjo eshte e tmerrshme”, ka thene Vucic, duke treguar gjithashtu edhe per nie krim te tmerrshem qe kishte ndodhur ne Peje ne vitin 1998, per te cilen gje ishin akuzuar dhe edhe me tutje akuzohen shqiptaret, transmeton Express.

“Duhet te ballafaqohemi me shume gjera te tmerrshme. Ne nje kafiteri ne Peje ne vitin 1998 ishin vrare gjashte te rinje serb. Nuk ka fakte qe krimin e kane kryer shqiptaret, sic besohet”, ka thene Vucic.

Edhe atehere, e edhe sot e kesaj dite opinioni publik serb i akuzon shqiptaret per kete vrasje, ku ishin likuiduar nxenesit: Ivana Obadovića (14), Vukote Gvozdenovića (16), Svetislava Ristića (17), Zorana Stanojevića (17), Dragana Trifovića (17) dhe studenti Ivana Radevića (25). /Indeksonline/

Lini një koment