Vildane Zeneli dhe Fjolla Morina, garë për foto të nxehta
Që të dyja janë të bukura dhe jashtëzakonisht joshëse. Modelja Vildane Zeneli, nga Prishtina, dhe këngëtarja kosovare Fjolla Morina mbajnë rekordin për zhveshjet skenike në kohë të fundit. Kohë më parë, Vildania ka pozuar për stilisten Blerina Kllokoqi, duke treguar atributet e saj femërore edhe përmes disa fustaneve të gjata, të cilat ndoshta në trupin e ndonjë femre tjetër nuk do të dukeshin edhe aq bukur sa te Vildania, e cila ka vithet dhe gjoksin më të bukur nga femrat shqiptare, shkruan Panorama plus.
Në anën tjetër, edhe Fjolla Morina nuk lë rast pa treguar linjat e saj të nxehta. Pas Maldiveve, ku tregoi se është në superformë, menjëherë pas ardhjes në Prishtinë ajo publikoi një fotosesion akoma më të nxehtë me një veshje provokative, si dhuratë për fansat e saj në fundvit.