Kalo te lënda

Thaçi: 2013-ta vit evropian për Kosovën

fotoKryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e fundit të Qeverisë e ka paraqitur edhe një përmbledhje për punën gjatë këtij viti. Ndonëse i përcjellë me sfida e vështirësi të shumta, kryeministri Hashim Thaçi, vitin që po e lëmë pas e ka vlerësuar evropian për Kosovën. Në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar për vitin 2013, kryeministri Thaçi është fokusuar në të arriturat e Kosovës në rrafshin e integrimit evropian, me theks të veçantë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si dhe fillimin e negociatave për MSA-në.

Dialogu ka bërë të mundur shuarjen e strukturave ilegale serbe në Kosovë në të gjitha fushat si në dogana, dokumente të gjendjes civile, targave ilegale etj. Përfitimet e Kosovës nga MSA-ja janë në shumë nivele, si në atë ekonomik ashtu edhe në atë politik. Pra, MSA shënon marrëveshjen e parë kontrakutale mes Kosovës dhe BE-së”, tha ai.

Duke bërë një përmbledhje të punës një vjeçare, kryeministri Thaçi ka përmendur disa aspekte si të arritura të qeverisë gjatë vitit 2013.

“Në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social janë shënuar rritje të shumta por ka mjaft hapësirë për përmirësime tjera. Kemi arritur të përfundojmë fazën e dytë të autostradës së kombit, pastaj kemi arritur të privatizojmë distribuimin e energjisë elektrike, të përfundojmë ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar prej më të mirëve në rajon”, tha ai.

Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se pret që vitin e ardhshëm të ketë më shumë punë dhe politikë profesionale. Ai kërkoi nga ministrat e tij që të vendosen objektiva edhe më premtuese për qytetarët e Kosovës që mos të ballafaqohen me varfëri në të ardhmen.

Lini një koment