“TCL” vjen me telefonin e ri “Idol X +”
Duke filluar nga 15 janari telefoni më i ri i “TCL” “Idol X +” do të jetë në treg.
Telefoni është prezantuar disa ditë më parë në Kinë nga kompania “TCL”, ndërsa jashtë Kinës emri i markës është “Alcatel”.
Telefoni vjen me një procesor 2GHz octa-core MT6592 dhe 2GB RAM.
Ndërkaq, ka një bateri 2.500 mAh dhe një ekran 1080p IPS 5 inç, kamerë 13 megapikselë.
Çmimi i telefonit është 330 dollarë.