Kalo te lënda

Njohja e Kosovës nuk është kusht për Serbinë

258Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule ka thënë se kushtet për anëtarësim në BE janë të qarta. Fule ka pohuar se vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet të sillen në pajtim me kriteret e Kopenhagës. “Vendet duhet të kenë demokraci funksionale që respektojnë të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit, ato duhet të kenë ekonomi që mund të përshtaten me tregjet e lira dhe presionin garues dhe ato duhet të jenë në gjendje që të aplikojnë rregullat dhe normat e BE-së”, ka thënë Fule në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”.

Ai ka folur edhe për mandatin aktual të EULEX-it, për të cilin ka thënë se pritet të përfundojë në qershor dhe tani është në zhvillim e sipër një rishikim i misionit. /Kosova Sot/

Lini një koment