Kalo te lënda

Mustafa e përmbyll vitin me kritika ndaj Qeverisë

f1_30-mustfa1388412749Kryetari i Lidhjes Demokratike edhe në konferencën e fundit për këtë vit nuk la pa kritikuar Qeverinë e Kosovës. Lideri i LDK-së tha se gjatë vitit 2013 Kosova shënoi rënie të ekonomisë si dhe u ballafaqua me shumë probleme në arsim e shëndetësi. Sipas Mustafës, që transmetohet nga KTV-ja, të gjitha këto probleme kanë mbetur nën hijen e dialogut Kosovë – Serbi.

Ai pohoi se ekzekutivi kosovar as gjatë këtij viti nuk është angazhuar në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Mustafa tha se në përmbyllje të 2013-ës uron që Kosova të forcohet si shtet i zhvilluar ekonomikisht dhe të jetë një ndër vendet që do të integrohet në Bashkimin Evropian.

Lini një koment