Limaj: Mund të priten ndryshime pozitive
Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se Kosova gjatë vitit 2013 në aspektin e përgjithshëm është ballafaquar me sfida si në planin social, politik dhe atë ekonomik.
Ai ka thënë se në zgjedhjet lokale qytetarët me votën e tyre shprehën pakënaqësinë me gjendjen aktuale në Kosovë.
Limaj ka thënë se nuk është i kënaqur me jetën parlamentare në Republikën e Kosovës për faktin se partitë politike nuk kanë qenë shumë aktive. Ai ka shtuar se do ta vazhdojë aktivitetin e tij politik, duke paralajmëruar se mund ndodhin ndryshime pozitive në 2014-n.
Në intervistën e parë për mediet e shkruara dhënë gazetës “Epoka e re”, Limaj ka thënë se qeverisja aktuale më shumë ka shpenzuar energji me dialogun në Bruksel. Ai ka thënë se që në fillim ka qenë skeptik në kabinetin qeverisës të Thaçit.