Kalo te lënda

FIFA ‘pranon’ Kosovën, ndeshja e parë me Kroacinë

3413Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka pranuar kërkesen e Federatës së Futbollit të Kosovës, që përfaqësuesja e Kosoves të zhvilloje ndeshje miqësore ndërkombëtare prej 10 janarit të vitit 2014.

Kjo është kërkesa e vetme e palës kosovare për të cilën u bisedua disa herë muajt e fundit në mes të krerëve kosovarë, serbë dhe botërore të futbollit.

Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë historike miqësore ndërkombëtare do ta zhvilloje me përfaqësuesen e Kroacisë pikërisht në Prishtinë.

Ky vendim i FIFA-së, pritet që të bëhet zyrtar me 10 janar në Zvicër kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv i FIFA-së. /Zëri/

Lini një koment