Thaçi: Krenar që kompensova ish të burgosurit
“Vuajtja e ish-të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre nga Jugosllavia dhe më vonë nga Serbia, ishte jashtëzakonisht e rëndë. Sakrifica e tyre ishte burim i inspirimit për gjenerata të tëra për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kompensimi financiar do të jetë 16,70 euro për një ditë të mbajtur në burg. Kompensimi do të realizohet brenda pesë viteve. Shuma totale do të jetë 55 milionë euro. Si mik dhe bashkëluftëtar juaji jam i vetëdijshëm që nuk ka para që mund të paguajë vuajtjen çnjerëzore, të ushtruar ndaj jush nga Beogradi. Kontributi dhe sakrifica juaj është vetë pavarësia e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook. “Ju kisha premtuar, dhe ndihem krenar që e realizuam premtimin. Ju uroj gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja. Shteti i Kosovës çmon dhe vlerëson sakrificën tuaj”. /Telegrafi/
