Kalo te lënda

Oslo më i shtrenjti, Bombai qyteti më i lirë në botë

Oslo%20operahusSipas një ankete vjetore që merret me krahasimin e 25 çmimeve dhe 32 shërbimeve, rezultoi që qyeti më i lirë në botë është Bombai në Indi, ndërsa pak më të shtrenjtë janë Kapetown dhe Varshava.oslo_h_806573

Ndërkaq, qytetet më të shtrenjta janë katër kryeqytetet nordike, në krye me Oslon, pasuar nga Kopenhaga, Stokholmi dhe Helsinki.

Si transmeton gazeta franceze Mond, qytetet e Evropës lindore, Praga dhe Vilniusi janë mesatarisht 20 për qind më të mira se Parisi.

Kryeqyteti francez zaten është qyteti i shtatë më i shtrenjtë në botë dhe ndër më të shtrenjtit në Evropë, i pasuar nga Moska, Berlini dhe Budapesti.

Nga destinacionet e largëta, ndër qytetet më të shtrenjta janë Dubai, San Francisco dhe Shangai.

Lini një koment