Sulmohet zyra e PDK-së në Lagjen e Boshnjakëve
Mitrovicë, 7 nëntor – Persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës.Shefi rajonal i operativës së Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq, ka thënë për mediet serbe se incidenti ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Bojiq ka thënë se Policia e Kosovës ka nisur tashmë hetimet për këtë sulm.