Kalo te lënda

Si shkuan zgjedhjet?

fotoKanë pritur më shumë nga zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvzija Vetëvendosje, ndërsa LDK dhe PDK po deklarohen  si partitë e para në nivel popullor.

Në emisonin “ Zona e Debatit” , përfaqësuesit e 4 partive politike më të mëdha në vend, kanë shprehur qendrimet e tyre në lidhje me zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Sipas Burim Ramadanit nga Aleanca Për Ardhmerinë e Kosovës, kjo parti është rritur në nivelin nacional, në krahasim me sa kishte qenë në zgjedhjet e kaluara. Mirëpo, ai u shpreh edhe i befasuar për të keq  sa i përket rezultatit në Komunën e Gjakovës dhe atë të Pejës.

“Kemi numër të rritur të votave. Jemi konfirmuar parti e tretë bindshëm, me dallim prej 14.7 në krahasim me Vetëvendosjen, kjo është skena politike sot. Kemi pritur më shumë , por që pritjet ende janë në gjysmë”, tha Ramadani.

Edhe Lëvizja  Vetëvendosje ka pritur më shumë, por që sipas Dardan Molliqajt analizat që po behën ditëve  të fundit nuk janë reale.

Analiza që është bërë, nuk është reale. Ne kemi dalë me mbi 70 asambleista. Nuk është vota që e kemi pritur, por nuk mund të thuhet që ka pasur rënje ose ngritje sepse nuk ka pikë reference. Le të mos ngutemi, ta presim vitin e ardhshëm e mandej edhe mund të krahasojmë”, ka thënë Molliqaj.

Ndër tjerash, Molliqaj ka konsideruar që edhe në këto zgjedhje ka pasur vjedhje votash, dhe ka paralajmëruar padi ndaj komisionërve, qofshin ata edhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

E në anën tjetër  deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Arben Gashi, tha se pavarsisht faktit që nuk do ta luajë rolin e triumfalistit, Lidhja Demokratike e Kosovës me rezultatet e këtyre  zgjedheve, është kthyer e para në vend.

Ne si subjekt politik jemi subjekti kryesor, për shkak se jemi një subjekt monocentrik, por policentrik për shkak se e ka Gjilanin bindshëm e para, Pejën, Lipjanin, Vitinë e të tjera, ku LDK-ja është e konsoliduar. Ne kemi arritur që të japim mesazhin se ne jemi për qytetarët dhe me qytetarët, dhe LDK-ja nuk e ka epitetin e një partie lokale, por parti që po shtrihet në tërë territorin e Kosovës”.

Ndërsa rezultat jo të kenaqshëm për LDK-në, Gashi i ka vlerësuar dy komunat e mëdha siç janë  Gjakova dhe  Mitrovica, por që sipas tij do të shohin se cilat janë problemet reale atje.

Edhe Blerand Stavilevci nga Partia Demokratike e Kosovës, tha që partia e tij  është numër 1 në nivel vendi, dhe që është mjaft i kënaqur me rezultatet e këtyre zgjedheve.
“Jemi partia që ka komuna më së shumti komuna të fituara pa balotazh, kemi 205 asambleistë. Nese zgjedhjet e kaluara I kemi fituar 4:1, tani mund të them që fituam 4:2.Edhe votuesit që nuk kanë dalur, janë përkrahës të PDK-së për shkak se ata kanë besuar në fitoren tonë”, tha Stavilevci.

Ndërsa sa i përket koalicioneve që mund të bëhen nëpër komuna, Burim Ramdani tha se këtë gjë do ua lënë degëve, për shkak se më mirë se ata nuk mund ta dijë dega qendrore. Ndërsa në komunën e Suharekës, ai tha që po prêt mbështetjen e PDK-së, kurse në Klinë dhe Viti atë të LDK-së.

“Jemi të hapur për të gjitha subjektet politike, dhe që kjo do tu lihet degëve”, ka thënë Ramdani.

E sipas Lëvizjes Vetëvendosje balotazhet në Kosovë po ndërtohen në bazë të afërsisë lokale, ose asaj qendrore, dhe kjo nuk ka të bëjë me alternativën politike.

“E kemi mbështetur Rufki Sumën si kandidat të pavarur, me asnjë kusht, për arsye se mendojmë që ai ka alternativë dhe  nëse, VV-ja do të shihte alternative të tilla, padyshim që do lidhte koalcion. Pra, Vetëvendosje nuk ka marrë vendim ende për këtë çeshtje”, tha Molliqaj.

Molliqaj gjithashtu nuk kurseu edhe kritikat ndaj Isa Musfatës, duke thënë se ai për shkak të frikës që ka filluar ta ketë, ka pranuar të dalë në debat me rivalin e tij nga VV-ja Shpend Ahmetin.

Ndërsa Arben Gashi tha se nuk e sheh kandidat serioz për faktin që ai ka bërë luhatje nga ish partia “Fer”, të cilën e ka cilësuar si shumë liberale, në atë të “Lëvizjës Vetëvendosje”, që siç e ka quajtur ai është konservative.
E Partia Demokratike, sa u përket kolaiconeve tha që përveq kolaicioneve që i kanë bërë zyrtare deri tani, për të tjerat ështe ende duke analizuar. /Indeksonline/

Lini një koment