Prokuroria nis hetime për vjedhje të votave
PDK-ja vjedhi dhe manipuloi votat, e kjo e akuzon edhe LDK-në
Trendi i manipulimit të votave ka vazhduar edhe në këto zgjedhje lokale, ndonëse jo në mënyrë aq të shprehur sa në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Akuzat për vjedhje votash, po e shoqërojnë edhe procesin zgjedhor që u mbajt më tre nëntor. Kandidati i PDK-së për komunën e Gjilanit Qemajl Mustafa, i cili ka fituar 15 % vota më pak në zgjedhjet e së dielës ka lëshuar akuza të shumta ndaj LDK-së dhe Lutfi Hazirit, duke thënë se ata kanë organizuar “vjedhje industriale të votës” të dielën.
Mustafa tha se njerëzit e LDK-së kanë hyrë në qendra votimi me fletëvotime false, që i kanë lënë në kuti, e kanë marrë një fletëvotim origjinal në xhep dhe më pas kanë shkuar në një kafiteri ku kanë votuar për Hazirin dhe kanë marrë para për këtë. Mirëpo, këto akuza i ka hedhur poshtë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetarë të Gjilanit Lufti Haziri. Në një prononcim për “Bota sot”, Haziri thotë se prokuroria duhet të merret me këtë çështje dhe sipas tij me këto akuza Qemajl Mustafa po mundohet ta mbuloj veten para qytetarëve të Gjilanit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)