Kalo te lënda

Opozita e bojkoton Kuvendin, përfundon seanca

opozita-e-bojkoton-kuvendin-p-euml-rfundon-seanca_2_hdKa përfunduar seanca e Kuvendit, në mungesë të kuorum. Kuorumi në Parlament nuk u arriti shkaku i bojkotimit deputetëve të opozitës, të cilët nuk pranuan që fillimisht të miratohet Raporti i Qeverisë së Republikës së Kosovës para ngritjes së Komisionit Parlamentar Hetimor në lidhje me privatizimin e PTK-së.

Pas një pauze prej 1 ore nisi seanca parlamentare, por pa praninë e deputetëve të opozitës. “PDK-ja nuk është kundër ngritjes së asnjë komisioni hetimor parlamentar, por të respektohet rregullorja e kuvendit. Ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje të cilët dërgojnë në dobi të procesit dhe të mirën e vendit”, tha deputeti i PDK-së, Adem Grabovci.

Pas shumë debateve, argumenteve dhe kundërargumenteve rreth formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar dhe miratimit të Raporti i Qeverisë së Republikës së Kosovës, kuvendi ka shtyrë seancën për 30 minuta pas kërkesës së kryetarit të parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Në fakt, deri tek shtyrja e kuvendit ka ardhur si shkak i braktisjes së seancës së kuvendit nga deputetët e opozitës, ata të LDK-së, VV-së si dhe AAK-së, ku kështu pozita nuk arrit të bënte kuorumin e kërkuar. /Telegrafi/

Lini një koment