Nuk lëshon pe PDK-ja
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është shprehur i merakosur me gjendjen në Kuvendin e Kosovës.
Ai sot gjatë seancës tha që Grupi Parlamentar që përfaqëson ai, së pari kërkon vazhdimin e seancës së 23 shtatorit, lidhur me privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së, e më pas propozimin e opozitës për krijimin e Komisionit Hetimor lidhur me këtë çështje.
Ai ka deklaruar se mocioni për PTK-në duhet të kalohet dhe se LDK-ja nuk bënë ts bëjë ‘bllokada’.
http://www.youtube.com/watch?v=zin2c-5rCug
“Vendet e punës të atyre punëtorëve, dhe këtë asete, janë duke e dëmtuar me veprimet e veta me papërgjegjshmërinë e tyre, pikërisht Lidhja Demokratike e Kosovës”, u shpreh Grabovci, duke shtuar se është e palejueshme të përfitojë në dëm të ekonomisë së vendit.
“Unë kam bë përpjekje të gjejmë një marrëveshje, të zhbllokojmë punën e parlamentit, dhe unë jam i gatshëm për çdo marrëveshje për të arrit vetëm për të ecë përpara, por të gjitha marrëveshjet duhet të jenë në përputhje me ligjin, në përputhje me rregulloren e kuvendit” shtoi Gravoci.
Sipas tij, edhe në të kaluarën, kur ka iniciuar Lidhja Demokratike Kosovës apo ndonjë grup tjetër edhe formimin e komisioneve hetimore, absolutisht PDK-ja para zgjedhjeve ka përkrahë.
Grabovci edhe njëherë kërkoi nga Kuvendi që mocioni të votohet. /Indeksonline/