Kalo te lënda

Drenusha e dashuruar, lë pas dore këngën

Përveq se njihet si këngëtare, Drenusha Latifi jo më kot cilësohet si një nga femrat më seksi, pasi gjtihmonë di të bëjë për vete fansat.

752ab50b0e2f6f31d16cf43aacd96ba5_LU mësua se është në një lidhje dashurie, dhe fytyra e biznismenit që bëri për vete bukuroshen u publikua vetëm pak kohë më parë. Por duket se Drenusha është e dashuruar deri në kulm, pasi ka lënë pas dore këngën, duke mos sjell këngë të reja tash e disa kohë.

“Tash e sa kohë e kam të përfunduar këngën. Është pothuajse gjithçka gati. Kanë mbetur vetëm disa imtësi për t’u finalizuar. Por, për shkak të angazhimeve të mia ka mbetur pak mbrapa andaj edhe nuk ka mundur të publikohet. Shpresoj që pas Vitit të Ri do të lansohet në treg. Dhe ju sigurojë që do të jetë një këngë shumë interesante, më ndryshe”, ka thënë ajo për Tribuna.
Gjithashtu, mësohet se kënga nuk do të jetë solo siq jemi mësuar ta shohim gjithmonë këngëtaren por do të jetë një bashkëpunim. Gjithsesi nuk është e udhës të zbulohen të gjitha detajet, dhe neve na mbetet të presim deri në publikimin e këngës./10minuta/

Lini një koment