Buzhala e quan Beqirin baqicë
Në seancën e sotme të Kuvendit, derisa po diskutohej rreth futjes ose jo të raportit qeveritar për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, deputetët e pozitës dhe opozitës patën shumë përplasje me akuza e kundër akuza ndaj njëri-tjetrit.
Një debat, thuajse me akuza personale u bë edhe mes deputetit të PDK-së Berat Buzhala dhe atij të LDK-së Ismet Beqiri. Buzhala në fjalën e tij tha se qasja e LDK-së për këtë proces duket e ftoftë. Buzhela i tha LDK-së së nëse kështu kanë vendosur të rriten si subjekt politik duke e dëmtuar asetin e vetëm të Kosovës që ka një vlerë të caktuar, e cila po hahet për se gjalli nga një operator tjetër ekonomik, atëherë kjo është absolutisht papërgjegjësi dhe është një çështje që, sipas tij, do t’i kushtoëj Kosovës.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Beqirit, i cili tha se Buzhala nuk ka nevojë të flas për ftoftë dhe nxehtë.
“Me fol për ftoftë e nxehtë Berati, më se paku është ai që i takon për këtë punë. Qëndrimi i LDK-së është i ftoftë gjithmonë dhe i arsyeshëm dhe jo i nxehtë e i mërdhitë si i tyre. Mos të na folin për miliona se pikërisht këtu është problemi. Ne jemi që të privatizohet posta po këta milion me ditë kush pi merr. Këtu është problemi. Mos të flasim jo Kosova hiq si merr, mos të flasim për ligjin, është shkelur ligji, vlera është vlerë e tregut. Sa i përket asaj që i dhem asaj, kemi mu rrit ende, sepse nuk po shesim diçka të paligjshme”, ka thënë Beqiri, transmeton Kosovapress.
Megjithatë, kjo ka shtyrë përsëri deputetin Buzhala që ta akuzoj deputetin Beqiri se ai nuk ka lidhje me çështjet kaq të ndjeshme siç është çështja e privatizimit të postës.
“Me akuzoj Ismeti për ftoftë e nxehtë. Për besë kur e dëgjoj Ismetin t’u fol për miliona, sikur naj farë baqice në katun kur e dëgjon njeri t’u fol për kësi çështje kaq të holla të çështjen ekonomike. Kjo është ofendim për inteligjencën e secilit njeri që me kaq non shalancë dhe papërgjegjësi me fol për një proces që është kaq i hollë që Ismeti me marr vesh. Me keqardhje po e them këtë”, ka thënë Buzhala.
Replika ka vazhduar derisa deputeti Beqiri i ka thënë deputetit Buzhala së ai është i lumtur që nuk merr vesh në miliona të paligjshëm, siç merre vesh Buzhala.
“Po i kallxoj këtij që ia kanë ngreh veshët dhe duhet me fol çka i kanë thanë të tjerët, se ky me së paku merr vesh në punën e baqicave se vet është baqicë. E dyta e di se ky merr vesh në miliona dhe unë jam i lumtur që nuk merrem me miliona të paligjshëm dhe ky le të merret sepse opinioni këtë punë e dinë dhe Berat Buzhala është i njohur për këto malverzimet politike dhe tjera, por është problem i tij. Sa i përket matjes së inteligjencës së tij, e dëshirueshme është që ky e paska mat, sepse unë nuk kam nevojë me ja mat”, ka deklaruar Buzhala.
Ndërhyrja e kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka penguar replikat e mëtutjeshme. /Telegrafi/