Pejë, arrestohen të dyshuarit për ‘ vjedhje të rendë ‘
Policia e Kosovës përkatësisht Njesiti i hetimeve në Stacionin Policor Pejë ka arrestuar 7 persona për vepren penale “ vjedhje të rendë”.
Në komunën e Pejës,nga ana e qytetarëve tani viktima të rasteve,janë raportuar një numër i konsiderueshëm i veprave penale të vjedhjës së rëndë,me ç’rast kryesit e pa njohur në ate kohë, kanë dëmtuar viktimat duke u vjedhur gjera me vlerë ari,stoli te holla,aparate të ndryshme,Tv plazma,telefona etj.
Personat e arrestuar shtetasit e Kosovës, G F. (1995) Pejë ,B. B.(1997) ,banues në Pejë , E .B.( 1993 ),banues në Pejë, L.F.(1996) Pejë, A.H.(1994) Pejë, njofton Policia e Kosovës përmes një komunikate.
Poashtu ne lidhje me rastet janë arrestuar edhe dy persona tjerë te dyshuar E.A(1993)Pejë për veprën penale ,,Blerja,pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale ,si dhe E.SH (1997)Peje për veprën penale Vjedhje e rendë.
“Te dyshuarit gjate marrjes ne pyetje pos provave te gjetura te njëjtit në prezencën e avokateve kanë pranuar se ne periudha te ndryshme kohore ne bashkëveprim kishin kryer rreth 35 vepra penale te Vjedhjes se rende “, njoifton PK. Rasti do te procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e stacionit policor Pejë./Indeksonline/