Osmani: LDK-ja do t’i fitojë pa asnjë dyshim Prishtinën, Gjilanin dhe Vitinë
Vjosa Osmani, anëtare e kryesisë së LDK-së, ka thënë se nuk i frikësohen aspak kandidatit të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, nëse lidh koalicion me partitë e tjera në balotazh.Osmani, ka thënë se LDK-ja dhe kandidati i saj, Isa Mustafa, do të fitojnë në Prishtinë pa ndihmën e asnjë subjekti tjetër politik.
Ajo në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se , “Mustafa gjithmonë ka pasur aleancë me qytetarët e Prishtinës. Kjo aleancë do të vazhdoj edhe më 1 dhjetor”.
Osmani ka thënë se LDK-ja do të fitojë shumicën e komunave në rundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 1 dhjetor. Sipas saj, LDK-ja do t’i fitojë pa asnjë dyshim Prishtinën, Gjilanin dhe Vitinë.