Kalo te lënda

Nis gjahu i koalicioneve, fati në mëshirën e aleancave

large_isa_-1-_99934-jpg1383742839Balotazhi i pashmangshëm në 25 komuna të Kosovës, ka detyruar partitë politike në Kosovë, që të negociojnë rreth koalicioneve të mundshme në mënyrë që të fitojnë zgjedhjet në komunat përkatëse. Lidhja Demokratike e Kosovës, në raundin e parë ka fituar në tri komuna ndërsa në balotazh do të shkoj në 15 komuna të Kosovës. Mirëpo kjo parti ende nuk ka vendosur rreth koalicioneve të mundshme në mënyrë që t`i fitoj këto komuna. Zëdhënësja e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Vjosa Osmani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se janë duke e analizuar çështjen e koalicioneve, ndërsa sipas saj, do të shohin që aty ku është e nevojshme të bëhen koalicione do të bëhen. “Kjo çështje po analizohet, do të thotë ende janë duke u bërë analizat e nevojshme sepse ndryshon komuna prej komunës dhe prej degës secila i ka specifikat e veta dhe jemi duke u konsultuar me kandidatë për kryetarë të komunave dhe degët në mënyrë që kjo çështje, të vendoset përfundimisht”, thekson ajo.

Vendosin degët

Sipas saj rol kyç për këtë do të kenë degët e komunave, ndërsa nuk është marrë ende ndonjë vendim i tillë.

Lini një koment