Kalo te lënda

Në vitin 1983 për pak shpërtheu lufta bërthamore

Bota ka qenë në prag të luftës bërthamore në vitin 1983, për shkak të një stërvitjeje të NATO-s të udhëhequr nga Amerika dhe Britania, që për pak shkaktoi reagimin e Bashkimit Sovietik.

Historia është zbuluar nga disa dokumente, dikur sekrete, por të publikuara së fundi nga britanikja “The Observer”.

n-euml-vitin-1983-p-euml-r-pak-shp-euml-rtheu-lufta-b-euml-rthamore_hdNë nëntor të vitit 1983, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët e NATO-s hartuan një platformë të tipit “War Games”, ose një seri stërvitjesh të koduara me emrin “Operacioni: Able Archer”.

Këto stërvitje rezultuan aq realiste për shkak të numrit të madh të trupave dhe mjeteve luftarake që u angazhuan, saqë çuan rusët të mendonin se sulmi ndaj tyre ishte një fakt i kryer dhe të përgatisnin një reagim, që duke marrë parasysh tensionet e atyre viteve, mund të kishte shkaktuar luftën bërthamore. Për fat të mirë, alarmi u tërhoq, transmeton TCH.

Shërbimet sekrete perëndimore arritën të zbulonin synimet e Moskës. Megjithatë, edhe pasi u shmang rreziku, kryeministrja e atëhershme britanike Margaret Thatcher angazhoi diplomatët e saj që të bënin presion mbi aleatët amerikanë, që të shmangin përsëritjen e këtij gabimi në të ardhmen.

Lini një koment