Mustafa inspektoi objektin banesorë për familjet e dëshmorëve…
Prishtinë, 6 nëntor – Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa deklaroi të mërkurën se me ndërtimin e objektit të dytë me 50 banesa për nevoja të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteraneve të UCK-së, Komuna e Prishtinës, po bënë përpjekje që anëtarëve të këtyre familjeve tu krijoj kushte me të dinjitetshme për të jetuar.Kryetari Mustafa deklaroi kështu, gjatë inspektimit të punimeve që po bëhen për ndërtimin e objektit banesore për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, ku ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta.
Ky objekt, do t’i ketë 50 banesa si dhe do të ketë hapësirë prej tre mijë metra katrorë.