LDK i jep edhe 2 mijë euro Adelina Ismailit
Pjesmarrja e divës së muzikë, Adelina Ismaili në fushatën 1 mujore të LDK-së për të argëtuar elektoratin, nuk ka qenë më kot.
Për këtë Adelina është paguar 4 mijë euro në fillimin e marrëveshjes sipas burimeve të gazetës Tribuna, partia për të cilën këndoi Ismaili këto ditë ka shtuar këtë shumë edhe për 2500 euro.
Për rritjen e shifrës dhënë këngëtares ka pohuar edhe Lutfi Zharku, përgjegjës i financave në LDK, ndërsa ka theksuar se përveç 4 mijë eurove të dhëna në fillim partia e tij ka ndarë edhe 2 mijë euro, dhe jo 2500 sa thotë burimi. ‘Po, është e vërtet që janë shtuar edhe 2000 euro për shkak se janë shtuar edhe dy paraqitje tjera për këngëtaren, por jo 2500’, ka thënë Zharku për Tribuna.
Duket se e gjithë kjo ja ka vlejtur pasi LDK në këto zgjedhje ka pasur rritje të elektoratit, dhe sallat gjatë fushatës ishin të stërmbushura, me meritë edhe të Adelina Ismailit./10minuta/