Kalo te lënda

Haradinaj i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve

haradinaj-i-pak-euml-naqur-me-rezultatin-e-zgjedhjeve_hdKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka deklaruar se nuk janë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, pavarësisht se sipas tij, AAK ka rritje të votave.

Ai tha se janë në balotazh në tetë komuna dhe do të vazhdojnë garën për të fituar, ndërsa lidhur me koalicionet e mundshme Haradinaj tha se janë degët ato që do të vendosin se cilin kandidat do ta përkrahin.

Haradinaj u ndal edhe te koalicioni me PDK-në në Prizren, ku tha se ka qenë vendim i degës, pas një oferte që kanë marr nga PDK-ja për marrjen e katër drejtorive dhe postin e nënkryetarit, transmeton KP.

Ai gjithashtu tha se është i befasuar me rezultatin në dy komunat, të cilat i ka udhëhequr deri më tani, Pejën dhe Gjakovën. /Telegrafi/

Lini një koment